“1 milion euro nga Dubai për të shkarkuar kryepolicin e Tiranës, Tonin Vocaj!”

Kështu është shprehur mbrëmjen e sotme profesori dhe eksperti i njohur i Kriminologjisë, Ervin Karamuço, teksa zbuloi për herë të parë se një eksponent i njohur i botës së krimit i strehuar në Dubai, nuk e donte Tonin Vocaj në krye të Policisë së Tiranës.

I ftuar në emisionin “Top Story”, personi që kishte ofruar 1 milion euro ose 1 miliardë lekë shqiptare për të shkarkuar Vocaj, kishte dhënë dhe dy emra që mund të merrnin postin.

“Një nga këta shqiptarët, që atje në Dubai ka ofruar 1 milion euro për të shkarkuar Tonin Vocaj. Ka thënë jap 1 milion euro për Tonin Vocaj. Dhe nuk iku ai, se dy kandidaturat që do të vinin pas tij ishin të dyja me probleme.

Imagjino sa të fuqishëm janë bërë ata, vetëm se nuk ju pëlqen drejtori i Qarkut Tiranë. Një nga këto dy kandidaturat përfundoi në SPAK. Kjo tregon se kë duan të emërojnë ata në polici”, tregoi profesori Ervin Karamuço.

Shumë shtetas shqiptarë të kërkuar nga autoritetet e drejtësisë në vendin tonë, por dhe nga partnerët, strehohen në Dubai për shkak se vendi kryesisht nuk lejon ekstradimet. Së fundmi, Policia Shqiptare njoftoi se në bashkëpunim me autoritetet në Emirate kanë lokalizuar dhe ndaluar shtetasin Durim Bami, i cilësuar si “i forti” i Niklës.

Me interes pritet vendimi që do të merret pas 30 ditësh në paraburgim, nëse Dubai do të lejojë ekstradimin e Durim Bamit përmes procedurës me deportim, apo do t’i ofrojë atij lirinë dhe një jetë mes luksit në Perlën e Gjirit.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com