1 javë breshëri dronësh e raketash mbi Ukrainë, i kushtuan Putinit 1.3 miliardë dollarë

Kievi ishte mbrëmjen e së mërkurës objektiv i sulmit të tretë masiv në vetëm katër ditë nga ushtria ruse, me autoritetet që thanë se pjesë të dronëve rusë kanë plagosur tre persona dhe kanë shkaktuar dëme në ndërtesa.

Sipas shefit ushtarak të qytetit, Serhiy Popko, mbrojtja ajrore e Kievit rrëzoi më shumë se 10 dronë rusë, ndërsa kryebashkiaku Vitali Klitschko, raportoi se apartamentet në lagjen Holosiivskyi u dëmtuan.

Por sa i ka kushtuar Moskës vala e sulmit mbi Ukrainë gjatë kësaj jave?

Sipas përllogaritjeve nga një raport i Forbes Ukraine dhe Ekonmichna Pravda breshëria e raketave dhe dronëve që është lëshuar i ka kushtuar Moskës 1.3 miliardë dollarë, raporton A2.

Përfaqësuesi i Mbretërisë së Bashkuar në OKB, James Kariuki zbuloi shifrën teksa komentote një nga sulmet më të mëdha ajrore gjatë luftës që Rusia nisi prej të hënës, me dronë dhe raketa të lëshuara në më shumë se gjysmën e rajoneve të Ukrainës.

Duke folur në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Kariuki tha se sulmet përfaqësojnë “prova të vazhdueshme” se Rusia synon qëllimisht goditjen e infrastrukturës civile të energjisë.

“Pasoja e llogaritjes së gabuar të Putinit për popullin rus është gjithnjë e më e dukshme”, shtoi Kariuki.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com