Zyrtare, Manchester City rinovon me mbrojtësin, kontratë deri në vitin 2026

 Zyrtare, Manchester City rinovon me mbrojtësin, kontratë deri në vitin 2026

Kyle Walker ka zgjatur bashkëpunimin me Manchester Cityn. Mbrojtësi i njohur ka nënshkruar një kontratë re, të vlefshme deri në vitin 2026. Lajmi është dhënë nga klubi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Walker kishte një marrëveshje ekzistuese deri në vitin 2024, por është parë e arsyeshme që akordi mes palëve të zgjatet edhe për dy vite të tjera.

 

379467159 873654007457769 2636428418884296390 N
379467159 873654007457769 2636428418884296390 N

33-vjeçari u përfol shumë për një kalim te Bayern gjatë merkatos së verës, diçka e tillë nuk ndodhi për shumë arsye, duke filluar që nga dëshira e lojtarit dhe duke përfunduar te mungesa e një gjuhe të përbashkët me kampionët e Gjermanisë.

KUSH DUHET TA DREJTOJË PARTINË DEMOKRATIKE?

View Results

Loading ... Loading ...

Kyle Walker luajti 27 ndeshje në edicionin e kaluar në kampionat, pa mundur dot të jetë protagonist. Futbollisti në fjalë u transferua në Manchester në vitin 2017 nga Tottenham.

()

tiranaweb.al


Të ngjashme