Zjarre të frikshme kanë përfshirë gjatë mbrëmjes Greqinë.
Vatra masive u identifikua në zonën bregdetare Tinos.
Mediet greke njoftojnë se vendbanimet Ferro, Lychnaftia dhe Agia Varvara në Tinos u evakuuan paraprakisht.
Për shuarjen e zjarrit po operojnë 5 automjete me 10 zjarrfikës, ndërsa po dërgohen përforcime shtesë nga qytetet të ndryshme të vendit.
Në vendngjarje pos zjarrfikëses po asistojnë me depozita uji makineri private ndërtimi dhe disa vullnetarë.