Zhvillimet në PD/ Agalliu: Disa kolegë nuk iu përgjigjën thirrjeve për riorganizim. Lubonja: Lojë e Ramës, të shkatërronte opozitën. Basha duhet të reflektonte!

 Zhvillimet në PD/ Agalliu: Disa kolegë nuk iu përgjigjën thirrjeve për riorganizim. Lubonja: Lojë e Ramës, të shkatërronte opozitën. Basha duhet të reflektonte!

Analisti Fatos Lubonja, një emisionin “Open” në News24 foli për zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike, duke u ndalur edhe bisedimet e zhvilluara mes Gazment Bardhit dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.

Sipas analistit Lubonja, Partia Demokratike është ende e ndarë, pasi nuk po shihet asnjë bashkim siç është përfolur.

Nga ana e tij, Roland Bejko u shpreh se nuk mund të jetë krah Berishës, sidomos pas non-gratës së vendosur ndaj këtij të fundit. Ai shtoi se PD duhet të ketë bashkim idesh dhe jo bashkim interesash.

KUSH DUHET TA DREJTOJË PARTINË DEMOKRATIKE?

View Results

Loading ... Loading ...

Pjesë nga biseda në studio:

“Një pjesë e mirë e kolegëve nuk iu përgjigjën thirrjeve për riorganizimin e partisë. Nuk mund të ketë spastrim, pasi iu është thënë për të ardhur në Kuvend nuk kanë ardhur. I janë bërë ftesa në mënyrë të përsëritur. Ata kanë braktisur qëndrimin dy vjeçar, për të ndryshuar situatën. Pra çfarë ndryshoi sot? Për çfarë u bë beteja, përse sot zgjodhi të shkojë tek Berisha? Deri dje nuk pranonin”, u shpreh  deputeti i PD, Arbi Agalliu.

Fatos Lubonja: Këta akoma nuk e kanë të përcaktuar qartë se cila është PD. Ne e kemi parë që PD mund ta ndash në 3 apo 4 pjesë. Sot janë shprehur se do të luftojnë Ramën me Berishën dhe deri dje deklaronin se Rama dhe Berisha janë bashkë. Besoj që këta e ndjejnë që Basha nuk ka të ardhme politike, është figurë e djegur sipas mendimit tim. Shumica e demokratëve besojnë se Basha mori partinë me ndihmën e Ramës. Dhe besoj këta që kanë ikur sepse nuk janë spastruar kanë ikur për të mos mbajtur këtë stigmën që ‘punojnë me Ramën’.

Roland Bejko: Duam bashkimin. PD duhet të ishte e bashkuar, por jemi para një pamundësie e krijuar nga Berisha. Berisha është non-grata dhe kjo ka bërë që ne të mos pranojmë një lider të refuzuar nga Perëndimi. S’më vjen mirë që t’i bashkohemi një lideri që e ka konsumuar kohën e tij politike. Ne kemi bashkim idesh dhe jo bashkim interesash. Berisha mjafton të jetë në krye të PD dhe kaq është e mjaftueshme për Ramën.

Fatos Lubonja: Problemi më i madh që ka krijuar Rama është kapja e të gjithë oligarkëve. Çështja kryesore është se kemi kaluar në monizmin e partisë shtet. Kjo nuk qëndron si alibi. Berisha, non-grata sërish nuk qëndron. E keni dëgjuar Bashës të ngre zërin kundër për atë që ka bërë Rama me McGonigal. Ai me këtë çështje është kapur nga Rama. Edhe non-grata e Berishës, është produkt i Ramës dhe këta do të duhet të ishin bashkuar. Basha duhet të reflektonte sepse ishte lojë e Ramës për të shkatërruar opozitën. I konsumuar? Për këtë mund të them se kjo matet me njerëz që e mbështesin.

()

tiranaweb.al


Të ngjashme