Zgjedhje paralele në FRPD, Këlliçi: Statuti e përcakton qartë, edhe në 2015 u shpallën nga Bogdani

Dy palë zgjedhje janë shpallur për Forumin Rinor të Partisë Demokratike. Pas atyre të shpallura nga kryetari Lulzim Basha më 5 Nëntor, këtë të premte gara u hap edhe nga Kryesia e FRPD.
Kryetari në detyrë i këtij forumi Belind Këlliçi, garën e hapur nga Lulzim Basha e ka konsideruar si shkelje të statutit. Në vëmendje ai ka sjellë vendimin për zgjedhjet e mbajtura në këtë forum në 2015.
“Në 2015 zgjedhjet u thirrën nga kreu i FRPD në detyrë Gerti Bogdani”.
Hapja e procesit të anëtarësimeve të reja në FRPD nis nga data 15 Nëntor 2021 deri më 22 Shkurt 2022. Kalendari zgjedhor për zgjedhjen e krytarit të ri të këtij forumi hartohet jo më vonë se data 30 Mars 2022.