08/02/2023

Lena Dodaj, nëna e 25-vjeçarit Maringlen Dodaj i cili gjeti vdekjen pasi rënies nga tarraca e një ndërtese ku punonte, është pritur në gjykatë mëngjesin e së hënës nga stafi i Prokurorit të Përgjithshëm, Sergio Sottani. Edhe në ditët e ardhshme do të vijojë të pritet nga zyra e këtij prokurori.

Ajo u kthye në Peruxhia e shoqëruar nga bashkëshorti i saj duke shprehur të gjithë dhimbjen e një nëne për humbjen e fëmijës. Lena Dodaj u gozhdua përpara derës së gjykatës në Piazza Matteotti për t’i thënë prokurorit gjithçka, që sipas saj, nuk ka shkuar si duhej për sa i përkiste shëndetit të të birit. Në fakt, aspektet mjekësore nuk janë marrë kurrë në konsideratë.

Djali i saj ishte vetëm 25 vjeç dhe ajo mendon se diçka nuk shkonte në spital, ndaj kërkon qartësi dhe drejtësi.

Apeli im, i drejtohet Prokurorit të Përgjithshëm për të rihapur çështjen e birit tim dhe të më japë përgjigjet që deri më tani të gjithë m’i kanë mohuar. I zhveshur, në dyshemenë e urgjencës së spitalit. Askush, nuk meriton një trajtim aq poshtërues, as pas vdekjes”, thotë Lena Dodaj.