01/02/2023

Fifi dhe Donaldi e forcuan më shumë miqësinë pasi dolën nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania”.

Duket se nga dyshja do të presim një surprizë të re.

Këtë e ka komunikuar vetë Fifi në një nga koncertet që ka mbajtur së fundmi, ku ka nënkuptuar se po sjell një surprizë tën re me Donaldin (një bashkëpunim në muzikë).

“Ka diçka të re me Filoqylin, por nuk po ju tregoj do e merrni vesh vetë.”- u shpreh Fifi teksa të gjithë mezi presim se çfarë kanë planifikuar dy ish-banorët.

Rikujtojmë se në nisje të “Big Brother VIP Albania”, Fifi dhe Donaldi kanë diskutuar për bërjen e tatuazhit “filoqyl”, i cili do të nënkuptonte lutjen për qiellin që të bjerë shi.