
Manaxhimi i vipave është kthyer në një trend në vendin tonë pas frymëzimit nga këngëtarë me famë botërore si Madona e Lady Gaga që shpesh falenderojnë stafin dhe menaxhimin për arritjet e tyre.
Menaxheri i vipave shqiptarë Endi Hamiti rrëfeu përvojat e tyre në Shqipëri.
Endi: Është trend në rritje. Artistët kërkojnë menaxherë. Kjo e bën më të thjeshtë karrierën e tyre. Rrjetet sociale luajnë rol të rëndësishëm në karrierën e një këngëtari. Është e vështirë të bësh këtë punë.
Duhet të jesh i përgjithshëm por edhe të shohësh detajet. Kam hasur vështirësi, kur artisti se ka pëlqyer projektin përshembull.