01/02/2023

Edhe pse ka pak javë që “Big Brother VIP” ka përfunduar, Beatrix Ramosaj vijon që të jetë në qendër të vëmendjes. Që pasi mbaroi reality show, këngëtarja i dha fund lidhjes me aktorin e humorit, Donald Veshaj, me të cilin krijuan një romancë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

E duket që këtë periudhë, ajo ka vendosur që ta kalojë jashtë Shqipërisë. Përmes postimeve në rrjetet sociale, Beatrix ka zbuluar se ndodhet në shoqërinë e kushërirës së saj, Anxhelinës.

Dy vajzat kanë pozuar me njëra-tjetrën të veshura plot stil e duket se po argëtohen në pushimet e dyta pas Dubait. Madje Beatrix e falenderon Anxhelinën që i ka qëndruar pranë këtë periudhë.

“Ti je rreze drite në kohë të vrenjtur Anxhelina”, shkruan Trixa në postimin e saj në “Instagram”.