• 27/03/2023

Zaimina Vasjari sjell në jetë djalin, zbuloni emrin e veçantë që i ka vendosur

 Zaimina Vasjari sjell në jetë djalin, zbuloni emrin e veçantë që i ka vendosur

Zaimina Vasjari bëhet nënë për herë të dytë. Këngëtarja e famshme ka sjellë në jetë djalin e saj që e ka quajtur Kamar.

Këngëtarja e njohur, Zaimina Vasjari, është bërë nënë për herë të dytë. Ajo ka sjellë në jetë djalin e saj, të cilit i ka vendosur emrin e veçantë, Kamar.

Vetëm pak muaj më parë, Zajmina publikoi fotot me barkun e rrumbullakosur, ku zbuloi edhe faktin se këtë herë familja do të bëhej me djalë. E tashmë Chloe është bërë me një vëlla të vogël.

Ndërkohë në rrjetet sociale, këngëtarja ende nuk ka publikuar asgjë lidhur me këtë lajm, por me siguri do të na prezantojë me Kamarin e vogël.

Prej vitesh ajo është shkëputur nga muzika duke iu dedikuar familjes së saj. Ajo dhe Klodi janë prindër të një vajze, ndërkohë që tashmë edhe të Kamar.

Të ngjashme