27/01/2023

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka takuar sot ambasadorin e OSBE Vincenzo Del Monaco

Ambasadorja deklaron se mandati i organeve të vettingut duhet zgjatur.

“Takova sot ambasadori e OSBE, Vincenzo Del Monaco, për të diskutuar një sërë çështjesh. Ne jemi dakord që, në përputhje me rekomandimin e IMO -së, Parlamenti duhet të kalojë reformën kushtetuese për të zgjatur mandatin e vettingut. Gjithashtu pajtohen që autoritetet dhe palët duhet të veprojnë sipas rekomandimeve të OSCE/ODIHR mbi zgjedhjet,” shkruan Kim në një postim në rrjetet sociale.