01/02/2023

Granit Xhaka ishte padyshim një nga protagonistët e fitores që çon Zvicrën në1/8 e Botërorit në Katar.

Kapiteni i Zvicrës por me origjinë shqiptare  ka qenë gjatë gjithë ndeshjes objekt i provokimeve serbe, së bashku me kolegun Shaqiri, por nuk munguan as përgjigjet e tij në fushën e blertë.

Në veçanti, shqiptari në minutën 65 iu përgjigj stolit serb me një gjest disi të papërshtatshëm, që nxehu gjakrat  e serbëve që u futën të gjithë në fushë.

Episodi i dytë ndodhi në sekondat  e fundit të ndeshjes, ku Xhaka u kap fillimisht me portierin Milinkovic-Savic, dhe më pas pak a shumë me të gjithë lojtarë të tjerë, në veçanti me kapitenin serb Mitrovic, që  i premtoi një “sqarim” pas 90 minutave.

Gjatë festimeve, Xhaka hoqi fanellën e tij dhe veshi atë të shokut të ekipit, Ardon Jashari, që nuk luajti sot. Arsyen, e kuptojmë të gjithë.