WhatsApp nuk do të funksionojë më në këto telefona brenda pak javësh

WhatsApp së shpejti do të ndalojë së punuari në miliona smartphone të vjetër.
Përdoruesit e prekur do të duhet të përditësojnë softuerin e tyre ose të blejnë një telefon të ri.
Afati i fundit për përditësimin është 1 nëntori, pas së cilit WhatsApp do të pushojë së funksionuari Më shumë se 40 modele të ndryshme të telefonave pritet të preken.
Përdoruesit e Android, duhet të përdorin Android 4.1 ose më të vonë, ndërkaq përdoruesit e iPhone, duhet të kenë serinë iOS 10 ose më të vonë.