13.5 C
Tirana
Thursday, 2 December, 2021

Wanda Nara u tërbua kur i zbuloi, ja mesazhet e nxehta mes Icardi dhe Eugenia Suarez

Ata u ndanë, ata janë përsëri bashkë, është më mirë pa unazë… Telenovela “Wanda Nara-Mauro Icardi” vazhdon dhe pasurohet me një kapitull të ri, tepër pikant. Këtë herë në qendër të thashethemeve janë mesazhet që e dashura e dyshuar, Eugenia Suarez, e njohur si Kina, i ka dërguar fshehurazi sulmuesit të PSG. “Clarin” i ka zbuluar. Sipas njerëzve të afërt me çiftin, Icardi dhe aktorja e modelja argjentinase kanë pasur shkëmbim mesazhesh private.

Wanda ka mësuar për shkëmbimin e mesazheve përmes Instagramit dhe prej aty ka shpërthyer kriza. “Do të doja të të takoja në një bar, në një pjesë të botës ku askush nuk të njeh”, – i ka shkruar Eugenia Suarez futbollistit të PSG. “Mesazhet janë shkëmbyer, por nuk ka asgjë serioze mes tyre. Ata nuk e kanë parë kurrë njëri-tjetrin”, – saktësojnë miqtë e çiftit për “Clarin”.

Madje, ata sigurojnë: “Wanda dhe Mauro nuk do të ndahen”. Kriza mes çiftit më të përfolur të momentit nuk duket përfundimtare dhe pajtimi mund të jetë afër.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com