• 10/06/2023

Vritet roja i sigurisë së Top Channel! Kamera e ‘Big Brother’ filmon momentin (VIDEO)

 Vritet roja i sigurisë së Top Channel! Kamera e ‘Big Brother’ filmon momentin (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit pranë godinës së televizionit Top Channel. Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar në drejtim të medias në rrethana ende të paqarta rreth orës 01.00. Si pasojë ka humbur jetën roja i sigurisë i godinës, Pal Kola 60 vjeç.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Gjithashtu janë ngritur pika kontrolli dhe vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërsa  mjeti i tyre është gjetur i djegur.

Ndërkohë momenti i të shtënave është filmuar edhe nga kamerat e emisionit Big Brother.

Ky është momeni sesi është përjetuar:

Të ngjashme