Vritet negociatori ukrainas: Ishte spiun rus

Shërbimet sekrete ukrainase vranë një anëtar të ekipit negociator të Kievit të akuzuar për tradhti. Sipas mediave ukrainase ai u vra gjatë një tentativë arrestimi nga shërbimet sekrete.
Të njëjtat burime thanë se kishte “prova të forta” se Denis Kirev po dërgonte informacione në Rusi.
Kirev, një bankier me përvojë kishte marrë pjesë në delegacionin e parë negociues në takimin që u zhvillua në Gomel në kufirin mes Ukrainës dhe Bjellorusisë.