8.5 C
Tirana
Monday, 25 October, 2021

Vritet me armë zjarri oficeri i policisë Saimir Hoxha në Lezhë

Një oficer polic u vra me armë zjarri paraditen e kësaj të marte në Ishull Lezhë. Viktima është identifikuar si Saimir Hoxha 44 vjeç dhe mbante detyrën e oficerit të krimeve.

Në një informacion paraprak për mediat, policia e Lezhës tha se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të grupit të kontrollit të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Për pasojë, plumbat kapën efektivin 44-vjeçar i cili humbi jetën rrugës për në spital.

Ky është Saimir Hoxha, oficeri 44-vjeçar i cili mbeti i vrarë në krye të detyrës këtë të martë në Ishull Lezhë.

Një plumb në zemër i mori jetën, si ndodhi ngjarja e rëndë ku u vra polici. Zbardhet dinamika

Grupi i policisë së Lezhës po bënte një kontroll në zonën Ishull Lezhë, në zonën e mbrojtur, Laguna e Vainit, kur ka pikasur një automjet të dyshimtë.

Grupi i policisë prej 5 vetash, e ka ndalur automjetin, ndërsa menjëherë ka ndodhur edhe shkrepja e armës, ku një plumb në zemër është qëlluar drejt oficerit të Krimeve Saimir Hoxha, 44 vjeç, i cili është nisur menjëherë për në spital, por ka ndërruar jetë.

Autori i dyshuar i vrasjes është Aldo Rama, 21 vjeç, i dënuar më parë për prodhim dhe shitje të narkotikëve dhe mbajtje pa leje të armëve të ftohta. Ai është larguar me automjet nga vendngjarja dhe vijon puna intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Aktualisht forca të shumta të policisë, RENEA-s e FNSH janë në terren.

Policia: Ky është Aldo Rama, që vrau efektivin në Lezhë. 21-vjeçari i dënuar më parë për drogë

Aldo Rama është shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit, si autor i dyshuar i vrasjes së oficerit të policisë Saimir Hoxha, 44 vjeç, në Ishull Lezhë.

Në foto Aldo Rama, 21 vjeç, autori i dyshuar i vrasjes

Policia Lezhë-Informacion shtesë

Në vijim të informacionit paraprak, falë veprime të shpejta hetimore u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të vrasjes së oficerit të Policisë në Komisariatin e Policisë Lezhë.

Autori i dyshuar është shtetasi Aldo Rama, 21 vjeç, i dënuar më parë për prodhim dhe shitje të narkotikëve dhe mbajtje pa leje të armëve të ftohta, i cili është larguar me automjet nga vendngjarja. Vijon puna intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Grupi i posaçëm hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje kriminale.

Vrasja e oficerit në Lezhë ngre në këmbë policinë, kontrolle masive për kapjen e 21-vjeçarit Aldo Rama

Vrasja e oficerit të Krimeve në Lezhë, 44-vjeçarit Saimir Hoxha, ka ngritur në këmbë Policinë e Shtetit. Me qëllim kapjen e autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje të rëndë, 21-vjeçarit Aldo Rama, pika kontrolli janë ngritur jo vetem në Lezhë, por dhe në disa drejtori të tjera, mes tyre edhe Tirana.

Ata po kontrollojnë çdo automjet që dyshohet se eshte larguar autorit, por dhe makina të tjera.

Ndërkohë, policia ka izoluar zonën ku ndodhi ngjarja dhe kontrolli po bëhet edhe me helikopter. Burime thonë se ka dyshime që 21-vjeçari mund të ndodhet pranë vendit të krimit.

Oficeri i policisë Saimir Hoxha kishte dalë për kontroll të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, kur në drejtim të tij u qëllua me armë zjarri, në rrethana ende për t’u sqaruar.

Ai mbeti fillimisht i plagosur, por ndërroi jetë gjatë rrugës për në spital.

Policia e Shtetit tha zyrtarisht se autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje Aldo Rama, 21 vjeç, rezulton i dënuar më parë për prodhim dhe shitje të narkotikëve dhe mbajtje pa leje të armëve të ftohta.

NJOFTIMI I PARE I POLICISE

Rreth orës 10:30, në Ishull Lezhë, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të grupit të kontrollit të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Si pasojë është plagosur me armë zjarri oficeri i Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë Saimir Hoxha, 44 vjeç, i cili për pasojë të plagëve të marra ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spitalin Rajonal Lezhë.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën me qëllim kapjen e autorit.

Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur forcat speciale Renea, grupe të FNSH-së dhe një grup i posaçëm hetimor nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com