12.5 C
Tirana
Monday, 17 January, 2022

Vritet biznesmeni në Laç, policia jep detaje për ngjarjen

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Laçit. Burime për mediat bëjnë me dije se një 55-vjeçar, me iniciale Pilot Rroli është vrarë me armë zjarri.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në dalje të qytetit të Laçit në vendin e quajtur Sanxhan. Viktima është biznesmen dhe ka qenë duke udhëtuar me mjetin e tij dhe është qëlluar me armë zjarri.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën, po ashtu janë ngritur pika kontrolli dhe në ndihme të policisë vendore janë nisur edhe dy grupe të FNSH.

Njoftim i Policisë:

Rreth orës 08:45 ,në Sanxhak, Kurbin. në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi P.Rr, i cili po udhëtonte me automjetin e tij.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën, si dhe janë ngritur pika kontrolli, me qëllim kapjen e autorit.

Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur grupe të FNSH-së dhe një grup i posaçëm hetimor për të bërë të mundur  zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com