• 10/06/2023

Vrau kolegun në SHBA, kush është shqiptari që u dënua me burgim të përjetshëm

 Vrau kolegun në SHBA, kush është shqiptari që u dënua me burgim të përjetshëm

Mediat amerikane bëjnë me dije se, një 48-vjeçar shqiptar i identifikuar si Astrit Gjon Bushi është dënuar me burgim të përjetshëm, pasi u shpall fajtor për vrasjen e një kolegu të tij, ngjarje kjo e ndodhur në gusht të vitit 2020, në Oakland Country, në Miçigan të Shteteve të Bashkuara.

Bushi, është shpallur fajtor për vrasje të shkallës së parë ndaj  49-vjeçarit Grgory Lanier Robertson, nga Pontiac.

Por, si ndodhi ngjarja e rëndë?

Ngjarja ka ndodhur më 11 gusht të vitit të kaluar, rreth orës 1:30, ku Robertson është gjetur i gjakosur dhe pa ndjenja në tokë nga policia e zonës. Ai u shpall i vdekur në vendngjarje, pavarësisht përpjekjeve për ta shpëtuar atë.

Bushi u gjet pranë trupit të Robertsonit, ndërsa u arrestua dhe akuzua për “vrasje me dashje”. Mësohet se, të dy ishin punonjës të kontraktuar pastrimi. Policia gjeti edhe një send të përdorur si armë.

Të ngjashme