4.5 C
Tirana
Thursday, 28 October, 2021

Vrau gruan dhe pastaj veten, zbulohet letra që babai shqiptari iu la fëmijëve: Mos u ngjit lart…

55-vjeçari shqiptar që ekzekutoi gruan e tij dhe më pas i dha fund jetës, duke u vetëvarur, iu kishte lënë një letër fëmijëve, ku iu shkruante: “Mos u ngjit lart, nuk do të të pëlqejë ajo që do të gjesh”.

Në tavolinën e sallonit të shtëpisë u gjet edhe një letër tjetër drejtuar autoriteteve, përmes së cilës shpjegonte motivet që e detyruan Shkëlqim Bedelin të kryente aktin e rëndë. Viktima shprehej se nuk duronte dot me dhe se stresi dhe xhelozia e kishte detyruar atë të ndërmerrte një veprim të tillë.

Bedeli u gjet i varur te parmaku i shkallëve, ndërsa gruaja ishte e lidhur në kangjella, raportojnë mediet italiane. Nuk përjashtohet mundësia që Bedeli të vuante nga depresioni.

Çifti shqiptar jetonte prej 20 vitesh në Cazzago San Martino, në fshatin La Collina të Italisë, në një banesë 2-katëshe.

Ngjarja makabre u zbulua nga policia, pasi fëmijët e çiftit, të cilët ishin larguar me pushime u alarmuan për gjendjen e prindërve sepse nuk po arrinin të kontaktonin me to.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com