15.5 C
Tirana
Saturday, 23 October, 2021

Vrasja në Vlorë për shkak të borxheve të drogës? Autori sapo kishte dalë nga burgu

Të tjera detaje janë zbuluar nga vrasja e 25-vjeçarit Xhuljan Bullari në Babicë të Vlorës më 20 Gusht.

Pas arrestimit të autorit të dyshuar Bledar Selmanajt 39 vjeç, gazetari i Klan News, Besar Bajraktari ka mësuar se ngjarja mund të ketë ndodhur pas konflikteve për çështje droge.

Viktima Xhuljan Bullari dhe Bledar Selmanaj, të cilët kishin njohje të mëparshme, ishin nisur nga Tirana drejt Vlorës. Hetuesit kanë dyshime se aty do të merreshin me çështje që kanë të bëjnë me lëndët narkotike. Klan News ka mësuar nga burime policore se viktima i kishte borxh një shumë parash autorit të dyshuar.

Ky borxh ka bërë që konflikti mes tyre të thellohet. Gjatë debatit mes tyre brenda makinës, autori e qëlloi 25-vjeçarin Bullari me pistoletë duke e lënë të vdekur në vend. Një plumb e kishte prekur në kokë.

39-vjeçari Bledar Selmanaj, i dyshuar si autor i vrasjes, është person me precedent të mëparshëm penal. Së fundmi, ai kishte dalë nga burgu në datën 5 Gusht pasi ka qenë i dënuar për trafikim të lëndëve narkotike.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com