• 31/03/2023

Vrasja në Pejë, PDK pezullon të gjitha aktivitetet politike

 Vrasja në Pejë, PDK pezullon të gjitha aktivitetet politike

Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se ka pezulluar sot të gjitha aktivitet politike në nderim të dy zyrtarëve të saj që u vranë një natë më parë në Pejë.

Në një njoftim në mediat sociale, PDK bën me dije se në të gjithë vendin nuk do të zhvillojnë asnjë aktivitet politik.

Ndarja e papritur dhe tragjike nga jeta e Astrit Ademajt dhe Blerand Kadrijajt na ka tronditur rëndë të gjithëve. Në shenjë nderimi dhe respekti për ta, Partia Demokratike e Kosovës ka vendosur që sot të pezullojë të gjitha aktivitetet e saj politike anembanë vendit”, njofton PDK.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në Pejë, ku mbeti i vrarë kandidati për kryetar komune i PDK, Astrit Ademaj, dhe ish-kandidati i PDK, Blerand Kadrija. Po ashtu mbeti i plagosur dhe një person tjetër që ishte doku u shoqëruar me dy viktimat.

Të ngjashme