Vrasja e Mateos, dëshmon në polici gruaja e dyshuar se ka dijeni për ngjarjen

Vrasja e Mateo Vasiut nga Klodian Çalamani vijon të jetë e mistershme për banorët e fshatit Grecalli.
Prindërit e të miturit kanë vendosur të heshtin për mediat, ndërkohë që kanë dyshime se në vrasjen e djalit të tyre është e përfshirë dhe një grua.
Mediat shkruajnë se kjo e fundit, ka dhënë dëshmi në polici, ndërkohë që kërkojnë zbardhje të së vërtetës për ngjarjen tronditëse.
Gruaja tek e cila dyshojnë është e afërme e familjes së Mateo Vasiut. Mamaja dhe tezja e 8-vjeçarit të cilat kishin dyshime se kishte të përfshirë një person tjetër ose ka dijeni për ngjarjen.