-5.5 C
Tirana
Thursday, 27 January, 2022

‘Vrasësit e tankeve’ mbërrijnë në Beograd! Rusia armatos Serbinë

Aleatja e vjetër e Serbisë, Rusia po furnizon me armë Serbinë.

Sipas mediave serbe, armët e reja janë sistemet ruse antitank, të njohura si “Vrasësit e tankeve”, që mbërritën me një avion ushtarak rus në Beograd.

“Një goditje, një tank armik më pak”, kjo është fraza me të cilën serbët përshkruajnë efikasitetin e sistemit rus antitank.

Dërgesat janë pjesë e një marrëveshjeje afatgjatë mes Rusisë dhe Serbisë për bashkëpunimin ushtarak, që ka parë Beogradin të furnizohet deri më tani me avionë luftarakë Mig-29, tanket T-72 dhe automjetet e blinduara BRMD-2.

Serbia bëhet vendi i tretë europian që blen nga Rusia sistemin antitank, pas Greqisë dhe Turqisë që e kanë këtë sistem në ushtritë e tyre.

TË NGJASHME

TË FUNDIT