• 29/03/2023

Vjen viroza që ngjason me Covid: Kollë, temperaturë dhe dhimbje fyti

 Vjen viroza që ngjason me Covid: Kollë, temperaturë dhe dhimbje fyti

Temperaturë, kollë me dhimbje fyti dhe deri frymëmarrje pak të rënduar.

Këto shenja të ngjashme me covid kanë prekur një sërë qytetarësh sidomos në Tiranë kohët e fundit duke i alarmuar të prekurit se janë infektuar me Covid.

Ngjashmëria shumë e madhe e simptomave të virozëve dhe Covid në ditët e para ka bërë që të shtohet numri i testeve për të ndarë diagnozën.

Grupmoshat më të prekur janë ato aktive, individë që janë në punë por edhe nxënës të shkollave te mesme.

Në një prononcim të transmetuar në TCH, një mjeke tha se në qarkullim janë paralelisht dy infeksione virale, prandaj po kërkohet shumë edhe vaksina antigrip ndonëse virus i gripit ende nuk është izoluar.

Të ngjashme