Vjedhja shokuese në shtëpinë e Reece James

Ndërsa Ris Xhejms ishte në fushë me Çelsin për takimin e Ligës së Kampioneve kundër Zenitit, të fituar nga “blutë” e Londrës me rezultatin 1-0 falë golit të Romelu Lukakut, katër hajdutë i kishin hyrë në shtëpi e kishin dalë prej aty me kasafortën.
Mesfushori denoncoi krimin, e gjithashtu postoi videon e filmuar nga kamerat e sigurisë në Instagram.
Aty shihen keqbërësit që hyjnë, thyejnë derën, marrin kasafortën e pastaj largohen me makinë.
Lojtari sqaroi se ai nuk mban objekte të çmuara në shtëpi, por në kasafortë ishin vetëm medaljet e fituara, ajo e Ligës së Kampioneve, e Superkupës dhe e vendit të dytë në Euro 2020. Këto medalje u fituan me Çelsin dhe Anglinë, dhe 21 vjeçari trishtohet se nuk do t’i ketë më medaljet që të tregojnë sukseset.
Lojtari 21-vjeçar kërkoi ndihmën e tifozëve, për të identifikuar dhe çuar përpara drejtësisë hajdutët.
Ndërkohë që shtoi se policia angleze ka marrë informacione të rëndësishme për zbardhjen e krimit.