15.5 C
Tirana
Saturday, 23 October, 2021

Viti i ri akademik, Rama: Vaksinimi për pedagogët dhe studentët do të bëhet i detyrueshëm

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar këtë të enjte Rezidencën Studentore Universitare nr. 2. Gjatë këtij inspektimi ai tha se me kohën vaksinimi për studentët dhe pedagogët do të bëhet i detyrueshëm.

Ai tha se vaksinimi është një nevojë nëse duam të vazhdojë rrjedha normale e jetës akademike, praktikë kjo e ndjekur dhe nga vende të tjera botërore sipas kryeministrit.

“Mund të vijë momenti, duke pasur parasysh me atë që po ndodh nëpër botë, që vaksinimi do të jetë i detyrueshëm dhe duhet t’ia komunikojmë intisivisht me qëllim që kur të vijë momenti të mos thonë pse s’na thanë.

Për të gjithë ata që janë pjesë të aktivitetit për të qenë bashkë me të tjerë. Nëse për veten e tyre mund të thonë s’ia dimë të tjerët. Vaksina nuk të heq rrezikun e infektimit, por të bën që kur të infektohesh ta kalosh më lehtë. Askush s’ia ka borxh askujt për të shkuar në spital se të tjerët thonë s’dua” -tha Rama.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com