Vazhdon të bjerë dëborë me intesitet në lartësinë mbi 700 metra mbi nivelin e detit në Parkun Kombëtar Shebenik
Mësohet se deri në orën 14.30 nuk ka pasur rrugët të bllokuara, por me këtë intesitet të rënies së dëborës mund të kemi të bllokuar në aksin nacional Librazhd-Bulqizë, aksin Prrenjas-Qaf Thanë dhe disa fshatra si Steblevë, Qarrishtë, Rrajcë-Skenderbej, Stravaj etj.
Kujtojmë që ARRSH u ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit për shkak të lagështisë në rrugë.