• 31/03/2023

Vijnë edhe 31 mijë vaksina të tjera Pfizer në Shqipëri

 Vijnë edhe 31 mijë vaksina të tjera Pfizer në Shqipëri

Një tjetër sasi vaksinash anti-Covid kanë mbërritur në vendin tonë mbrëmjen e kësaj të hëne. Bëhet fjalë për 31.590 doza të vaksinës Pfizer, të cilat kanë mbërritur në aeroportin “Nënë Tereza”.

Me ardhjen e kësaj sasie, bëhen mbi 2 milionë vaksina në total që kanë hyrë në vendin tonë.

Duke njoftuar ardhjen e këtyre vaksinave, Kryeministri Rama ka shfrytëzuar rasti për t’i bërë sërish thirrje qytetarëve që të vaksinohen me vaksinat anti-Covid.

Deri më tani janë vaksinuar me të dyja dozat 700 mijë qytetarë.

Të ngjashme