
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka habitur publikun të enjten, pasi mbaroi një fjalim për krizën e vazhdueshme të zinxhirit të furnizimit të vendit.
Pasi mbaroi fjalën, 79-vjeçari u kthye anash dhe shtriu dorën si për t’u përshëndetur me ndonjë njeri.
Ky moment i çuditshëm po qarkullon në rrjet. Në pamje shihet presidenti amerikan teksa i shtrin dorën për t’u përshëndetur me ‘njeriun e padukshëm’, ndonëse pranë tij nuk ka asnjë person.
Pasi kuptoi se nuk kishte me kë të shtrëngonte duart, Biden ndaloi, pa përreth për një moment dhe më pas u largua nga foltorja.
Senatori Ted Cruz e ka shpërndarë këtë moment në “Twitter” dhe e ka shoqëruar me dy sy të çuditur.
Ndërkohë javën e kaluar, Biden dukej i çorientuar gjatë një eventi ku ish-presidenti, Barack Obama, vizitoi Shtëpinë e Bardhë për herë të parë që nga largimi nda detyra.
https://www.youtube.com/watch?v=h66yENn4ZeE&feature=emb_title