VIDEO/ Triumf në fund, Dinamo City mposht mes emocionesh Kukësin

 VIDEO/ Triumf në fund, Dinamo City mposht mes emocionesh Kukësin

Dinamo City ka triumfuar 2-1 ndaj Kukësit, në ndeshjen e luajtur në “Elbasan Arena”. Dinamovitët marrin kështu fitoren e parë në kampionat, në javën e 3-të.

Pjesa e parë nuk solli gol, me rastet për ekipet që ishin të pakta. Skuadra e di Biagios mori epërsinë në minutën e 53-të me Prodanin, por nuk mundi dot të ruajë avantazhin , pasi Mustapha Gbolahan vendosi  ekuilibrat, 13 minuta nga fundi. Atëherë kur pritej vërshëllima e arbitrit, verilindorët pësojnë gol sërish nga Prodani.

Djemtë e Stavri Nicës renditen në vendin e fundit të klasifikimit me asnjë pikë të grumbulluar, ndërsa Dinamo gjendet e gjashta me 3 pikë.

KUSH DUHET TA DREJTOJË PARTINË DEMOKRATIKE?

View Results

Loading ... Loading ...

Superiorja do të rikthehet në fushë nesër me dy ndeshje në program. Tirana pret në shtëpi Skënderbeun në orën 15.00, ndërsa Partizani sfdon Vllazninë 3 orë më vonë.

 

()

tiranaweb.al


Të ngjashme