VIDEO/ Shqiptarët në festë, tifozët “vërshojnë”në rrugët e kryeqytetit, atmosferë elektrizuese

 VIDEO/ Shqiptarët në festë, tifozët “vërshojnë”në rrugët e kryeqytetit, atmosferë elektrizuese

Shqipëria mori një fitore të vyer 2-0 ndaj Polonisë, duke u afruar edhe më shumë drejt ëndrrës së kualifikimit në Euro 2024. Kuqezinjtë iu falën golave të Asanit dhe Dakut, në një sfidë spektakolare.

Pas ndeshjes në “Air Albania”, mbështetësit e Kombëtares kanë vërshuar në rrugët e kryeqytetit për të festuar. Nuk mungojnë këngët patriotike, ndërsa disa tifozë kanë vendosur të mos kthehen në shtëpi deri në orët e para të mëngjesit.

KUSH DUHET TA DREJTOJË PARTINË DEMOKRATIKE?

View Results

Loading ... Loading ...

Shqipëria ka patur një përkrahje të madhe në këto kualifikuese, ku në çdo ndeshje kanë ardhur tifozë nga Maqedonia e Veriut, Kosoca dhe çdo vend tjetër ku ka shqiptarë. Koha është për të festuar, përpara se të mendojmë për ndeshjet e tetorit.

tiranaweb.al


Të ngjashme