• 10/06/2023

VIDEO/ Rrahu fëmijën barbarisht në Durrës, policia: Nuk e kemi identifikuar ende nënën dhunuese

 VIDEO/ Rrahu fëmijën barbarisht në Durrës, policia: Nuk e kemi identifikuar ende nënën dhunuese

Policia e Durrësit ka reaguar 24 orë pas publikimit të pamjeve ku një nënë shihej teksa dhunonte fëmijën e saj dhe e tërhiqte zvarrë.

Në njoftimin e policisë bëhet medije se gruaja në fjalë nuk është identifikuar ende. Policia bën me dije se ka grumbulluar pamjet filmike të kamerave të sigurisë, por nuk ka arritur të bëjë identifikimin e gruas.

Nga pamjet shihej fillimisht ku nëna e godet me shuplaka fëmijën e saj, teksa është duke ecur dhe më pas, gjatë ngjitjes në shkallë e qëllon fort me shkelm. Në vendngjarje ishin edhe persona të tjerë, por që nuk reagojnë aspak.

Njoftimi i policisë Durrës: 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës kanë referuar materialet në Prokurorinë e Durrësit, për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturve”. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, menjëherë pas publikimit në rrjetet sociale, të videos ku shfaqej një shtetase duke ushtruar dhunë ndaj fëmijës së saj të mitur, kanë organizuar punën në bashkëpunim me shërbimet e DVP Durrës, për identifikimin, kapjen dhe shoqërimin e shtetases që shfaqet në video. Vijojnë kërkimet, po kqyren kamerat dhe po grumbullohet informacion për të bërë të mundur identifikimin e shtetases. Policia e Durrësit falenderon mediat që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton që të bashkëpunojnë me strukturat e Policisë, për vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të rasteve të paligjshmërive që ata ndeshin gjatë punës së tyre.

Të ngjashme