VIDEO/ Pak momente pas aksidentit, shihni gjendjen e aktorit Gaz Paja

Aktori i humorit Gaz Paja është aksidentuar paraditen e sotme në kryeqytet, tek rruga e Kavajës teksa ishte duke udhëtuar me motorin e tij.
Ai është përplasur me një makinë dhe siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme , mjeti i tij është shtrirë në rrugë, teksa aktori ka pësuar lëndime të lehta.
Paja është tronditur dhe ka patur gjakderdhje nga hundët, teksa qytetarët e kanë ndihmuar me një shami dhe ujë.
Rrethanat e aksidentit nuk janë bërë ende me dije, ndërkohë që gjendja e aktorit fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.
“Me datë 11.11.2021, rreth orës 11:08, në rrugën e Kavajës, mjeti me drejtues shtetasin E. K., është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin G. P.
Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit shtetasi G. P., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi Hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njoftoi policia e Tiranës.