VIDEO/ Nga një gol për secilën skuadër, vetëm barazim i Anglisë ndaj Ukrainës

Anglia nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 ndaj Ukrainës, në sfidën kualifikuese të Euro 2024 të luajtur në Tarczynski Arena (Wrocław). Pjesa e parë pati një ritëm të ulët, teksa skuadrat rrezikuan shumë pak. Gjithsesi, goli i parë i ndeshjes erdhi nga ukrainasit, me Zinchenko që kaloi përpara skuadrën në minutën e 26-të. Në fundin e fraksionit të parë, Walker vendosi ekuilibrat, pas një asisti të Kane.
Me këtë rezultat, “3 luanët” janë në vendin e parë me 13 pikë, ndërsa në vendin e dytë qëndron Ukraina me 7 pikë (Grupi C).

()