26/01/2023

Gazetarja Aleksandra Bogdani, në emisionin “Opinion” është shprehur se vëllai i Alqi Bllakos ka tentuar të bënte një biznes në Zimbabve.

Gjatë fjalës së saj, Bogdani ka treguar se në hetimin që ajo ka bërë, ka rezultuar se vëllai i ish-deputetit socialist ka bërë një ofertë në Zimbabve prej 15 milionë eurosh për të fitur tender.

Aleksandra Bogdani: Në vitin 2020, mua më ka rastisur vetë kur po ndiqja historinë e njerëzve që fshihen pas inceneratorëve që vëllai i Z.Bllako tentoi të bënte biznes në Zimbabve. Një histori shumë e çuditshme. Një kompani e vogël farmaceutike, e cila u ble nga vëllai i Z. Bllako në atë kohë bëri një ofertë në Zimbabe prej 15 milionë eurosh për të fitur tender.

Blendi Fevziu: Oferta për të cilën u arrestua Ministri i Shëndetësisë atëherë?

Aleksandra Bogdani: Në fakt kompania nuk u përzgjodh sepse nuk e kaloi kontrollin që bënë autoritetet atje për arsye të ndryshme dhe pastaj u përdor një skemë tjetër…

Blendi Fevziu: Unë nuk e kisha dëgjuar këtë që vëllai i Z. Bllako është përfshirë në një tender në Zimbabve.

Aleksandra Bogdani: Po. Ka shkuar në Zimbabve dhe ka bërë një ofertë për të fitur një tender në farmaceutike.

Blendi Fevziu: Po atje ku shkuan këta të inceneratorëve për të bërë një ofertë tjetër…

Aleksandra Bogdani: Me të njëjtin përfaqësues që ishte personi atje i lidhur me politikën në Zimbabve, kështu që rrënjët e Bllakos kanë qenë goxha të lidhura.

Blendi Fevziu: Është e vërtetuar kjo e vëllait të Bllakos?

Aleksandra Bogdani: Unë kam bërë shkrim për këtë.

Blendi Fevziu: E keni hetuar domethënë?

Aleksandra Bogdani: Po.