20.5 C
Tirana
Saturday, 23 October, 2021

Veliaj vizitë në Shkup për 30-vjetorin e pavarësisë

Në 30 –vjetorin e Pavarësisë së Maqedonisë së Veriut, kryebashkiaku Erion Veliaj nga Shkupi bëri thirrje për bashkim të shqiptarëve brenda dhe jashtë kufirit. Mesazhin e tij kryebashkiaku e dha gjatë një takimi që zhvilloi me Zëvendëskryeministrin e parë, njëherazi ministër për sistemin politik, Artan Grubi dhe kreun e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.

“Bashkimi bën fuqinë,  kur ne jemi bashkë jemi të pamposhtur. Kur jemi bashkë mund të drejtojmë mirë qytetet; kur jemi bashkë mund të negociojmë marrëveshje që i rrinë kohës, siç ka qenë ajo për gjuhën, apo për flamurin.

Por, ndonjëherë e harrojmë se gjërat e mira i kemi arritur falë këtij bashkimi. Ndaj, mesazhi që dua të sjell në Shkup, sidomos për vëllezërit dhe motrat shqiptare, është: Të bashkohemi! Nuk e kemi luksin të jemi të ndarë në shumë copa, sepse ashtu e humbim peshën tone.”

Veliaj inkurajoi gjithashtu vendin fqinj për zgjedhje të qeta lokale në 17 Tetor. Në shenjë simbolike për kryebashkiakun e Tiranës, i dhuruan edhe fanellën e klubit futbollistik Shkupi. Gjatë vizitës në Maqedoninë e Veriut, Veliaj  u takua edhe me kryebashkiaken e Tetovës, Teuta Arifi.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com