Veliaj kërkon mandatin e tretë, thirrje demokratëve të votojnë për numrin 2 dhe 4

Pak ditë para zgjedhjeve, Erion Veliaj po përmbyll takimet me banorët e kryeqytetit. Nga Njësia numër 7 dhe 11 në Tiranë, kandidati socialist ka kërkuar edhe votën e demokratëve në 14 maj.
Duke premtuar vijimin e investimeve në çdo njësi të kryeqytetit, Veliaj iu tregoi demokratëve veçanërisht se pse duhet të votojnë për të dhe Partinë Socialiste ne këto zgjidhje. “Një demokrat e ka lirinë që të mos shkojë si “cjapi te kasapi” dhe të votojë Ilir Metën. Me dorë në zemër, na duhet një votë masive për këshillin bashkiak që të ecim përpara”.
Duke ashpërsuar gjuhën dhe sulmet ndaj kundërshtarëve politike, Veliaj i ka kthyer përgjigje Berishës se përse nuk pranon debatin publik. “Isha në gjykatë, jo se kisha hallë unë, por kishte hallë Saliu. Tërë kohës, njeriu që nuk ka prekur punë me dorë, vetëm na ka përçarë. E çova në gjykatë dhe thash, burri 80 vjeç kërkon debat. Unë thash me kënaqësi debat dhe kemi një datë në gjykatë. E prita në gjykatë, por nuk erdhi. Ai është frikacak”, tha Veliaj.
Kandidati socialist u ka bërë thirrje banorëve të Tiranës që të dielën 14 majit t’i drejtohen kutive të votimit për vijuar projektet dhe investimet në kryeqytet.