• 31/03/2023

Veliaj: 100 familje, në banesa të reja brenda Dhjetorit

 Veliaj: 100 familje, në banesa të reja brenda Dhjetorit

100 familje në lagjen 5 maji në kryeqytet do ta presin vitin e ri në banesat e reja. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj teksa inspektoi punimet që po realizohen në këtë lagje tha se familjet e dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit të 2019 do të marrin banesa edhe më të mira nga sa i kishin më parë.

Kryebashkiaku pati dhe një apel për politikën, të cilës i kërkoi të qëndrojë larg punëve lokale.

Veliaj tha se projektet e rindërtimi po vijojnë me ritme të shpejta dhe në zona të tjera, të cilat janë përfshirë ndërtimi i shkollave hapësirave publike, kënde lojërash për fëmijët dhe kënde sportive.

Të ngjashme