Vasili tregon ‘prapaskenat’ për krijimin e Operatorit të Blerjeve te Përqendruara: Qëllimi, kumbullat t’i hajë vetëm Rama!

 Vasili tregon ‘prapaskenat’ për krijimin e Operatorit të Blerjeve te Përqendruara: Qëllimi, kumbullat t’i hajë vetëm Rama!

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka për krijimin e shoqërisë shtetërore “Operatori i Blerjeve te Përqendruara”, ndërsa nuk la pa shigjetuar kryeministrin Edi Rama.

Në një reagim në ‘Facebook’, Vasili thekson se Rama pasi konstatoi që po hahen kumbulla nga ministrat pas shpinës së tij. Mes të tjerash ai tha se ‘sikur janë betuar publikisht Rama dhe të tijët që “të vjedhin ndryshe”’.

REAGIMI I VASILIT
Operatori i vjedhjeve te perqendruara, qe kumbullat ti haje vetem Rama!
Tashme qe Rama konstatoi se po i hahen kumbulla pas shpines nga ministrat e tij ngriti pak dite me pare: “Operatorin e Blerjeve te Perqendruara”, qe kumbullat te hahen vetem ne nje dore.
▪️Rama ka vendosur krijimin e shoqërisë aksionare shtetërore “Operatori i Blerjeve të Përqendruara”, SH. A. për kryerjen e procedurave të veçanta të prokurimit publik, në emër dhe për llogari të Kryeministrisë, ministrive dhe institucioneve të varësisë.,
▪️me kapital 100% shtetëror.
⁉️ Pra operatori eshte serish i shtetit, me punonjesit e shtetit, me 100% kapital shteteror, por ama ne nje dore te vetme dhe garanton qe kumbullat i ha vetem Rama.
Ministrat hajdute, qe hane fshehtas nga Rama jane te papranueshem, nuk mund te tolerohen më dhe jane kthyer ne shqetesim per kete te fundit dhe ndaj ai ngriti Operatorin e Vjedhjeve te Perqendruara.
E njejta hajduteri dhe te njejtet hajdute pra riorganizohen qe edhe te vjedhin por edhe te jene duarjashte sepse eshte operatori ai qe do vjedhe per llogari te tyre.
Pra sikurse jane betuar publikisht Rama dhe te tijte tani po perpiqen “te vjedhin ndryshe”.
Operatori ka gjithashtu edhe qellimin, qe te kamufloje pergjegjesit qeveritare te vjedhjes me tenderat dhe per ti shpetuar kesisoj pergjegjesive perpara ligjit.
Ky organizim eshte nje vjedhje po e njejte, por tashme super e perqendruar, qe eliminon vjedhjen e kumbullave pas shpines se Rames, sepse te gjithe kumbullat do ti haje ai vete me perjashtim te ndonje kumbulle te kalbur, qe do tjua hedhe ne preher vartesve te tij, qe do sillen me mire.
Kanibalizmi shteteror dhe vjedhja masive me tenderat eshte fytyra e qeverisjes se Rames.
Pa fund jane bere e behen tendera me 99.9% te çmimit, te porosituara per klientet hajdute te rilindjes dhe me çmime skandaloze edhe me shume se cmimet me pakice.
Nuk i kane harruar shqiptaret as kapelet e policise 350 euro dhe as plot bëma te tjera ku edhe gjate pandemise u vodh edhe me shumefishin e cmimit edhe tek materialet mjeksore.
Ndaj Operatori i Vjedhjeve se Perqendruara nuk eshte gje tjeter vecse gjethja e fikut perballe hajduterise, qe ka dale lakuriq.
Motua e Rames me Operator apo pa Operator eshte: “te vjedhim kudo, ne çdo gje dhe pa u ndalur”.

KUSH DUHET TA DREJTOJË PARTINË DEMOKRATIKE?

View Results

Loading ... Loading ...
  • foto galeri

()

tiranaweb.al


Të ngjashme