-5.5 C
Tirana
Thursday, 27 January, 2022

Vargjet: Të gjithë duhet të hedhim nga një kovë me ujë në nevojtoren me emrin Sali

Nga Arben Duka

Saliu po vijon me foltoren,
shkruan dhe shuan ftesa,
me thonj po pastron nevojtoren,
duke thirrur në ndihmë virtytin:”Besa.”

Po ne ja dimë historinë Saliut,
në krye të shtetit dhe partisë,
ai ka mbetur në memorien e çdo njeriu,
si simboli numër Një i pabesisë!

Në luftën e tij Donkishoteske,
Saliu nuk ka as firmën dhe as vulën,
në këtë përballje groteske,
ai që ka vulën-i bie që të hajë dhe pulën!

Pula këtu është metaforë,
që nënkupton pushtetin,
sa herë e ka pasur mavria doktor,
për pasardhësin ka lënë vetëm skeletin!

Saliu ka ende energji,
energji që e kanë gjithë të marrët,
i pakonkurrueshëm në pabesi,
siç e njohin shumica nga shqiptarët!

Nuk është vetëm problem i Shtëpisë Qëndrore,
armiku i rrezikshëm i kësaj Amerike,
të gjithë duhet të hedhim një kovë ujë në nevojtore,
që e ka debulesë ish presidenti Like!

Tani statuti dhe vetëm statuti,
i mbeti kudo në gojë Sali shpellarit,
po ç’do t’i bëjë statuti këtij harbuti,
të përjashtuarit dhe të marrit!

I përulem urtësisë popullore,
më mirë se në shqip s’kemi ku ta gjejmë,
kjo vlen dhe për Shtëpinë Qëndrore:
“Ato që ke bërë do të t’i bëjnë!.”

Më në fund Luli ju përvesh,
i tha pak a shumë-o sharlatan,
ti vërtetë ke ikur për lesh,
po PD-në nuk e bëjmë një bunker antiamerikan!

Edhe më shumë akoma,
Basha ka filluar të flasi si burrë:
“Asnjë vendim i Qeverisë Amerikane,
në PD-ë nuk do të votohet kurrë!..”

Një zero do përfundojë foltorja,
nuk do të sjellë asnjë zhvillim të ri,
po do të kthehet si faltorja,
ku për së gjalli Saliut t’i ndezin një qiri!

TË NGJASHME

TË FUNDIT