01/02/2023

Meridiani zbuloi në spektaklin e kësaj të premte se si e ka futur në shtëpi duke iu “shmangur” produksionit një varëse që vajza e Arjolas ja dha për të ëmën.

“Natën që u futa, unë kam rrezikuar shumë. Një natë para se të futem në shtëpinë e Big Brother VIP, takova gocën e Arjolës dhe ajo më dha një varëse të saj, ku më pas kur unë u hyra në BB e futa nën gjuhë dhe ia dorëzova Arjolës”, tha ai.

Meridiani e solli këtë episod si kundërpërgjigje ndaj deklaratave të Arjolës, e cila tha se ai nuk i ishte afruar gjatë qëndrimit në shtëpi.