Vajzës që i mbulohet fytyra nga frika e talibanëve qenka këngëtarja e njohur shqiptare

Trazirat në Afganistan kanë bërë që të fshihen edhe imazhet e modeleve femra që janë të ngjitura nëpër rrugë të ndryshme. Në një foto të publikuar nga mediat e huaja shihet se një burrë afgan po fshin fotot e modeleve në një sallon bukurie në Kabul.
Një ndër këto imazhe ka qenë edhe i këngëtares së njohur Beatrix Ramosaj e cila e ka konfirmuar këtë gjë përmes një postimi në Instastory. Ajo ka publikuar foton ku burri afgan shihet duke fshirë imazhin e saj dhe e shoqëron me një emoji të mërzitur.
