4.5 C
Tirana
Thursday, 27 January, 2022

“Unë kam dalë para drejtësisë që 32 vjeç, trekëndëshi i Bermudës ka frikë”

Sipas Lulzim Bashës, ‘trekëndëshi i Bermudës’ e ka frikë drejtësinë dhe jo ai vetë.

Basha tha para gazetarëve se ka dalë para drejtësisë që 32 vjeç për rrugën Durrës-Kukës ndërsa u shpreh se gjithçka doli e stisur më pas.

Sipas Bashës, Berisha riciklon akuzat e ngritura politikisht nga Edi Rama.

“Drejtësinë shqiptare e ka makth trekëndëshi i Bermudës, por ky është problemi i tyre. Nga trekëndëshi i Bermudës askush nuk ka dalë para drejtësisë. Unë që 32 vjeç kam qenë para drejtësisë. Nuk kërkova medalje për rrugën Durrës-Kukës, por u kujdesën që të më çonin para drejtësisë. E cila sigurisht provoi se gjithçka ishte e stisur. Më keni parë t’i bëj bisht drejtësisë? Të kërcënoj gjyqtarët? Jo jam kulturë tjetër. Edhe me çështjen më të padrejtë jam përballur me drejtësinë dhe drejtësia ka faktuar që Kanë qenë çështje të ngritura politikisht nga Edi Rama dhe njerëz pranë Edi Ramës dhe tani riciklohen turpshëm nga Sali Berisha. Tregon që këta dy njerëz janë të lidhur më ngushtë se kurrë shpirtërisht dhe mendërisht”, tha Basha.

TË NGJASHME

TË FUNDIT