01/02/2023

Ish-studentja e Lëvizjes së dhjetorit ’90-të, Mimoza Ferraj thotë se takimi me Ramiz Aliajn ishte i stisur dhe i monitoruar.

Në një intervistë për Euronews Albania, Ferraj u shpreh se në takimin e Alisë me studentët, dihej se kush do të fliste dhe se çfarë do të thoshte.

“Kam folur. Kam folur në atë takim dhe kam qenë shumë aktive. Por po ju them edhe një herë, takimi ishte i monitoruar. Kush do fliste dhe se çfarë do të thoshtë, ti e sheh se si flet Arben Imami aty. E shikonin Ramizin si lidershipin, si ai që do t’i udhëzonte ata në rrugëtimin drejt demorkacisë. Është qesharake. Ishte e stisur dhe e qendisur tamam.

Mua nuk më zgjodhi njeri, unë isha aktore kryesore në takimin që qeveria shqiptare dërgoi në korpusin e universitetit. Ishin 200 studentë dhe ai dërgoi ministrin e transportit për të thënë që jemi në prag të lirisë së ajrit, detit, fjalës dhe fesë. Aty nuk u ngrit asnjë student, vetëm unë dhe më thanë që do arrestohesha. Isha aktive”, theksoi ajo.