Ukraina pranon bisedimet me Rusinë, Zelinsky: Takimi jo në Minsk, çfarë bisedova me Lukashenkon

 Ukraina pranon bisedimet me Rusinë, Zelinsky: Takimi jo në Minsk, çfarë bisedova me Lukashenkon

Jepen sinjalet e parë që lufta në Ukrainë mund të trajtohet në rrugë diplomatike. Ukraina ka pranuar që të negiocojë me palën ruse nën ndërmjetësimin e Bjellorusisë, por ky takim nuk do të mbahet në Minsk, por në një vend tjetër të këtij shteti fqinj.

Lajmi fillimisht u dha nga mediat ruse, por që nukishte konfirmuar nga pala tjetër që po pëson një sulm të paparë ushtarak.

“Alexander Lukashenko telefonoi Vladimir Zelensky. Politikanët kanë rënë dakord që delegacioni ukrainas të takohet me delegacionin rus pa parakushte në kufirin ukrainas-bjellorusi, pranë lumit Pripyat. Alexander Lukashenko ka marrë përgjegjësinë për të siguruar që të gjithë avionët, helikopterët dhe raketat e stacionuara në territorin Bjellorusi të qëndrojnë në terren gjatë udhëtimit, bisedimeve dhe kthimit të delegacionit ukrainas”, thuhet një njoftimin e presidencës ukrainase.

KUSH DUHET TA DREJTOJË PARTINË DEMOKRATIKE?

View Results

Loading ... Loading ...

Lajmi vjen menjëherë pas bisedës telefoniketë presidentit bjellorus Alexander Lukashenko me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky pak para skadimit të afatit të Rusisë për bisedimet në Gomel. Në të njëjtën kohë, Vladimir Putin po bisedonte me kryeministrin izraelit Naftali Bennett, me presidentin rus duke theksuar se “Ukraina e ka humbur shansin e saj”.

Të ngjashme