U zgjua nga koma pas 7 javësh, zbulon që kishte lindur vajzën

 U zgjua nga koma pas 7 javësh, zbulon që kishte lindur vajzën

Një grua që kaloi shtatë javë në koma pasi u sëmur me Covid u zgjua dhe mori vesh që ishte bërë nënë e një vajze. Laura Ill u sëmur nga virusi gjatë kohës që ishte shtatzënë me vajzën, Hope.

Shëndeti i saj degradoi aq shumë saqë u desh ndërhyrje e menjëhershme në javën e 31-të të shtatzënisë, dy muaj përpara datës së caktuar për lindjen. Foshnja erdhi në jetë shëndoshë e mirë, ndonëse peshonte vetëm 1.5 kilogramë. Pasi kaloi 5 javë në pavionin e lindjeve të parakohshme, tashmë gëzon shëndet të plotë.

Ndërkohë Laura, kaloi një kalvar vështirësish. Në fillim gjithçka dukej si një kollë e thjeshtë, por nga testi i shpejtë nuk rezultoi asnjë problem. Për shkak të keqësimit të gjendjes, ajo kreu një test PCR i cili konfirmoi praninë e virusit. Ajo ndoqi rregullat e izolimit, por problemet e frymëmarrjes e dërguan në spital.

Dhënia e konfirmimit për lindjen e vajzës para kohe është gjëja e fundit që ajo mban mend përpara se të binte në koma. Zgjimi gjithashtu ishte i vështirë pasi u deshën dy javë që ajo të merrte veten për të kryer veprimet e thjeshta, nuk arrinte të lëvizte krahët apo duart për të thënë diçka.

Muskujt e saj ishin të pafuqishëm ndaj i duhej të mësonte nga e para si të ushqente veten, të lante dhëmbët e t’i nënshtrohej terapive për rifitimin e lëvizshmërisë së plotë. Tani, e vetmja gjë që ajo pret, është të arrijë të shërohet plotësisht për të kaluar Krishtlindjet me fëmijët e saj.

Të ngjashme