15.5 C
Tirana
Saturday, 23 October, 2021

U transferua me bujë në Paris, mediat franceze konfirmojnë datën e debutimit të Sergio Ramos

Sergio Ramos ishte një nga nënshkrimet më të mëdha të PSG në këtë merkato vere. Qendërmbrojtësi u la i lirë nga Real Madrid dhe zbarkoi në Paris më 14 Gusht me parametra zero.

Sidoqoftë, edhe pse shumë tifozë dolën për të pritur 35-vjeçarin, durimi duket se është sosur tashmë, me mbështetës të PSG-së që kërkojnë sa më shpejt zbritjen në fushë të futbollistit spanjoll.

Gazeta Le Parisien thekson se ai nuk do të bëjë debutimin para datës 22 Shtator, me trajnerin Poketino që nuk kërkon të rrezikojë nëse ai nuk kap formën fizike.

Në këtë mënyrë, Ramos mund të jetë në fushë ndaj Metz, duel i programuar për t’u luajtur më 22 Shtator.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com