• 10/06/2023

“U thashë familjarëve të më linin të vdisja”, aktori kujton aksidentin që pësoi me fadromën

 “U thashë familjarëve të më linin të vdisja”, aktori kujton aksidentin që pësoi me fadromën

Jeremy Renner pësoi një aksident të rëndë me një fadromë kur po pastronte borën nga oborri i banesës së tij. Që nga dita e atij aksidenti, 1 janar, aktori që interpreton “Hawkeye” ka kryer shumë operacione për të rregulluar 30 kockat e thyera nga fadroma që e zuri poshtë.

Tashmë, në një intervistë për “ABC News”, Renner kujton ato momente të tmerrshme: “Ishte gabim i imi dhe pagova për atë gabim. Isha i vetëdijshëm gjatë gjithë kohës. Shikoja makinerinë sipër meje dhe vetë isha mbi asfalt dhe akull. Ishte sikur dikush më zuri frymën. Nuk ndjeva dhimbje pasi shumë gjëra po i ndodhnin në moment trupit tim, por ishte sikur të dhimbte shpirti”.

Më tej, duke kujtuar plagët që mori, aktori tregon: “Mund të shikoja syrin tim me syrin tjetër. Fytyra më ishte shkatërruar. Në ditët e para në spital, i shkruaja familjarëve të mi që të mos më linin të jetoja i intubuar. I thashë qartë që nëse jeta ime do të varej nga një makineri, nga ilaçe dhe qetësues, të më linin të vdisja”.

Të ngjashme